Македонски English Albanian

Këshillat

KËSHILLA PËR MIRËMBAJTJEN E HIGJIENËS ORALE

Rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit luan edhe mirëmbajtja e higjienës orale.

Si duhet të jetë brusha e dhëmbëve?

Brusha duhet të jetë me fije artificiale të rrumbullakta në maje, të vendosura në tufa, kurse madhësia e kokës së brushës varësisht nga ajo se bëhet fjalë për brushë për të rritur apo për fëmijë.Fëmijët duhet të shfrytëzojnë brushë me kokë më të vogël, kurse të rriturit me kokë më të madhe.Pas çdo përdorimi, brusha duhet të pastrohet mirë dhe lihet në gotë që të teret. Brusha duhet të ndërrohet në çdo 2-3 muaj, sipas nevojës edhe më shpesh.

Sa herë në ditë duhet të pastrohen dhëmbët?

Sëpaku 2 deri 3 herë në ditë. E obligueshme është pastrami në mbrëmje para se të biem në gjumë,që të largohen mbeturinat e ushqimit, të cilat janë bazë për veprimin e bakterieve.

Si të pastrohen dhëmbët?

Më së miri është që kjo të bëhet me lëvizje rrethore të brushës duke filluar nga ana e majtë duke ardhur deri te dhëmbët e përparmë, gjatë së cilës bëhet masazhë dhe largim të shtresave të buta të dhëmbëve. Pastaj përsëritet edhe për anën e djathtë. E njejta përsëritet edhe për dhëmbët e nofullës së poshtme. Njëherit hapet goja dhe pastrohen edhe pjesët tjera me lëvizje të brushës poshtë –lartë dhe në fund pastrohen edhe sipërfaqet e bredshme të dhëmbëve. Goja shpërlahet me shumë ujë, që të largohen të gjitha papastërtitë që brusha i ka larguar nga aty.

Si mjet ndihmës për të pastruar mbeturinat e ushqimit përdoret edhe per ii dhëmbëve. Ky pe përdoret për të pastruar hapësirat interdentale, por duhet pasur kujdes dëmtimin e mishit të dhëmbëve.

GRUAJA SHTATËZËNË DHE VIZITA TE STOMATOLOGU

Shpesh mund të dëgjohet se gruas gjatë shtatëzanisë ju kanë prishur dhëmbët. Kjo arsyetohet me nevojën e zmadhuar për kalcium nga ana e gruas shtatëzanë, dhe shfrytëzohet ai i dhëmbëve.Kalciumi në dhëmbët është në formë të bashkëdyzimit stabil, e cila krijohet gjatë mineralizimit të dhëmbit dhe ky proces është i pakthyeshëm, për dallim nga kalciumi në asht i cili është në formë të tillë që sipas nevojës lehtë mund të kalon në qarkullimin e gjakut, ose nga atje të vendoset në asht. Domethënë, nëse me anë të ushqimit nuk mirret sasi e mjaftueshme e kalciumit, kjo mungesë do të kompenzohet me harxhimin e kalciumit nga ashti, e jo nga pjesët e dhëmbit.

Është vërejtur se te gratë shtatëzënë është më e përhapur kaviteti, por shkaqet kërkohen në vend tjetër. Gjatë kohës së shtatëzanisë, shumë shpesh paraqiten vjellje, dhe me vetë atë paraqitet acidivitet më i madh në gojë, që mundëson kushte të volitshme për shumimin e bakterieve dhe demineralizimin e emalit.

Te gratë shtatëzënë, për shkak të koncentrimit të madh progesteronit, shpesh gingiva ka ndezje( ka kuqëzim, të enjtur, dhimbje, gjakderdhje etj). Këtu shpesh krijohen të ashtuquajturat xhepa të rrejshëm në të cilat grumbullohet ushqimi dhe vjen deri te prishja e dhëmbit. Gruas shtatëzënë i këshillohet që rregullisht ta viziton stomatologun, gjatë tërë shtatëzanisë, gjatë së cilës do të jetë rregullisht e kontrolluar dhe këshilluar për kujdes të drejtë të gojës dhe dhëmbëve.

Gruaja, sapo të marrë vesh për shtatëzaninë, duhet ta viziton stomatologun.

Kurimi i dhëmbëve gjatë shtatëzanisë apo jo?

Kjo është njëra ndër pyetjet më të parashtruara te gruaja shtatëzënë. Përgjigja është po, mund të kurohen dhëmbët. Stomatologu është ai që do ta gjen metodën më të mirë dhe më të padhimbshme për kurim, pa e dëmtuar frytin.

Heqja e dhëmbëve te gruaja shtatëzënë apo jo?

Shpesh te gruaja shtatëzënë ekziston frikë për heqjen e dhëmbëve, duke menduar se duke marrë anestezion e dëmton frytin. Ndoshta deridiku kjo frikë është e arsyeshme, nëse ekstraktimi bëhet gjatë 4 muajve të parë të shtatëzanisë ose në muajin e 8 të shatëzanisë. Heqja e dhëmbëve ndërmjet kësaj periudhe, nëse është e domosdoshme mund të kryhet por vetëm në konsultë me gjinekologun amë i cili e përcjell shtatëzaninë.

A mundet gjatë shtatëzanisë të kryhet inçizimi me rentgen i dhëmbëve apo jo?

Ndonjëherë është e nevojshme të kryhet inçizimi me rentgen i dhëmbëve, por edhe për atë ekzistojnë disa kushte. Kjo procedurë nuk mund të kryhet vetëm në 12 javët e parë të shtatëzanisë. Pas kësaj periudhe është i lejuar inçizimi, por vetëm me aparat të rregullt dhe modern, në të cilin rregullisht janë kryer kontroll dhe masa mbrojtëse sa i përket sasisë së rrezatimit qe e lëshon.

Çka me përdorimin e antibiotikëve gjatë shtatëzanisë?

Nëse gjatë shtatëzanisë është e nevojshme të përdoren antibiotikët, ajo duhet të kryhet me konsultë paraprake me gjinekologun. Nga aspekti stomatologjik ndalohet përdorimi i antibiotikëve nga grupa tetraciklinë, të cilët nëse përdoren gjatë shtatëzanisë, mundet që përgjithmonë tju ngjyrohen dhëmbët, dhe ta prishin zhvillimin e eshtrave dhe thonjve.

ORTODONTIMI

  1. Përcjellja e rritjes së dhëmbëve dhe zhvillimit të nofullës.
  2. Përpunimi i aparateve fikse me briketa metalike dhe nga porcelain.
  3. Aparate mobile.

Kontrollimet dhe konsultat janë pa pagesë, dhe i bën specialist ortodont.