Македонски English Albanian

Shërbimet

STOMATOLOGJI PREVENTIVE DHE PËR FËMIJË

Mënjanimi i frikës nga vizita te stomatologu

Mënjanimi i frikës nga vizita te stomatologu Gjatë hyrjes së parë te stomatologu, nuk do të thotë se patjetër duhet të kryhet ndonjë intervenim në gojën e fëmiut. Fëmiu sëpari duhet të njohtohet me vetë hapësirën, me instrumentet e punës dhe me stomatologun. Pastaj, sistematikisht gjatë vizitës tjetër fillohet me disa intervenime të lehta dhe pa dhimbje, me qëllim që fëmiu të ndihet i sigurtë dhe të fiton besim te stomatologu. Gjithashtu, përveç mjekut rol të rëndësishëm për mënjanimin e frikës kanë edhe prindërit, të cilët duhet ti sqarojnë fëmiut se për çfarë arsye janë të rëndësishme këto vizita dhe nuk duhet lejuar prishjen e dhëmbëve. Për të arritur bashkëpunim të mirëfilltë mes pacientit të vogël dhe stomatologut, ndonjëherë duhet më shumë kohë dhe mund. Nuk ka fëmijë që nuk mund ta përfitoni për bashlëpunim. Me autoritetin përkatës të stomatologut dhe me përkrahjen e prindërve mund të përfitohen edhe fëmijët që simulojnë frikë.

Përmirësimi i fisurave

Procedurë e rëndësishme që duhet bërë menjëherë pas daljes së dhëmbëve të parë, siç është dhëmbi i gjashtë( posaçërisht tek ata dhëmbë me fisura më të thella) me qëllim që të mbrohen dhëmbët nga prishja, për arsye se fisurat janë vende ku më së shumti përqëndrohen pjesë të ushqimit. E gjithë procedura është pa dhimbje, dhe kryhet pa grryerje të dhëmbit.

Sanimi i pjesëve karietike të dhëmbëve qumështor, dhe pastaj të atyre të përhershëm

Kryhet me plomba speciale për atë moshë.

Përkujdesja endodontike e dhëmbëve qumështor dhe të përhershëm.

Mbrojtja me fluor

Intervenim pa dhimbje e cila është me shumë rëndësi për mbrojtjen nga kaviteti. Kryhet me lyerje me lëng të posaçëm që përmban fluor, dhe shpesh ka aromë dhe shije të ndonjë fruit me qellim që më lehtë të pranohet nga pacienti i vogël. Fluori është element i rëndësishëm i cili konsumohet edhe nga uji i pijshëm, ushqimi (krypa,qumështi,buka) por kjo nuk është e mjaftueshme dhe për këtë arsye duhet të zbatohet kjo procedurë. Si mbrojtje nga kaviteti duhet të përdoret edhe pastë Aminofluorid zhele, e cila përdoret në dhëmbët një herë në javë.

Mbrojtja nga kaviteti duhet të fillon qysh në barkun e nënës. Gruaja shtatëzënë përveç që duhet të mban llogari për ushqimin që duhet të jetë i llojllojshëm dhe i pasur me vitamine dhe minerale, duhet të përmban edhe sasi të mjaftueshme të fluorit. Nevojat ditore nga ky element janë 1 mg gjatë kohës së shtatëzanisë dhe gjatë kohës së ushqyerit të foshnjes me qumështin e nënës. Për planifikimin e mbrojtjes fluoride të dhëmbëve për foshnjen e re, duhet bërë konsultë me specialist për stomatologji fëmijësh dhe preventive, në një kohë edhe me gjinekolog i cili e përcjell shtatëzanine e gruas.

STOMATOLOGJIA KONZERVATIVE DHE ESTETIKE

Aplikimi i plombave kompozite

  • njësipërfaqësore
  • dysipërfaqësore
  • tresipërfaqësore

Përdoren mjete kualitative të cilët në përgjithësi i plotësojnë kushtet sa i përket ngjyrës dhe rezistensës së shtypjes të përtypjes.

Aplikimi i plombave amalgamike

  • njësipërfaqësore
  • dysipërfaqësore
  • tresipërfaqësore

Sanimi i sipërfaqeve dhe vendeve më të thella kariozike

Përdoren mjete adekuate me bazë të hidroksidit të kalciumit dhe oksidit të zinkut. Këto preparate zbatohen kur ka mbetje të shtresave të holla të dentinit karshi pulpës d.m.th kur edhe më tej ka dentin të butë dhe të prishur, dhe me një qëllim që të ndalohet hapja e pulpës. Hidroksidi i kalciumit mundëson stimulimin e odonto shtresave të krijojnë dentin sekundar. Këto preparate përdoren në shtresa të holla, kurse kaviteti mbyllet përkohësisht me fosfat çimento dhe lihet ashtu 6 deri në 8 javë. Pas kësaj periudhe largohet fosfat çimentoja, pastrohet nëse ka mbetje të kavitetit, vendoset shtresa dhe mbulohet kaviteti me plombë definitive. E gjithë kjo procedurë zbatohet me qëllim që të ruhet dhëmbi i shëndosh i cili është më i qëndrueshëm, nuk e ndërron ngjyrën dhe është më rezistent ndaj presionit të përtypjes.

Sanimi i ndryshimeve të vogla erozive në pjesën gingivale të dhëmbit

Ndryshimet erozive paraqiten më shpesh në pjesën gingivale të dhëmbit në formë të gropave të vogla. Këto ndryshime janë relativisht pa dhimbje por mund të jenë edhe të ndieshme. Këto ndryshime më së shumti paraqiten te personat që kanë okluzion traumatik, njerëz që shpesh thithin limon , konsumojnë dvopek, apo në mënyrë të papërshtatshme i pastrojnë dhëmbët. Në këto raste rekomandohet që mos të përdoren shpesh pasta abrasive dhe ato që përmbajnë sodë bikarbona, pasiqë mundet që edhe më shumë të thellohen gropëzat. Në këto raste përdoren plomba speciale pa grryerje të konsiderueshme në pjesën substanciale të dhëmbit. Këto ndryshime duhet menjëherë të kurohen, sepse nëse lihet anash mund të vjen deri te krijimi i kavitetit dhe prishja e dhëmbit.

Zbardhimi i dhëmbëve

Më hetët, zbardhimi i dhëmbëve është bërë me koncentrim të madh të hidrogjenit, gjatë së cilës janë dëmtuar si dhëmbët ashtu edhe gingival rreth dhëmbëve. Sot përdoren preparate me bazë të peroksidit të karbamidit me koncentrim prej 10 % deri më 16 %. Zbardhimi bëhet në njërën apo të dy nofullat, kurse mundet edhe vetëm në disa dhëmbë, nëse u janë ndërruar ngjyra dhëmbëve për shkak të devitalizimit të tyre. E gjithë procedura në parim është pa dhimbjen, përveç se mundet të paraqitet ndiesi më e vogël apo më e madhe e djegjes, por ajo zgjat shumë shkurt dhe është individuale për çdo pacient.

Zbukurime për dhëmbët

Përdoren cirkonë special të cilët ngjiten për dhëmbët me preparat adekuat, pa e dëmtuar dhëmbin.

Mbrojtës për sportistë

Përdoren për mbrojtjen e dhëmbëve nga lëndimet dhe nga thyerja gjatë kohës së sportimit( basketbolistë, futbolistë, boksierë, hendbolistë etj). Përpunohen në veçanti për secilin sportiest, lehtë manipulohen, dhe në përgjithësi shumë të përshtatshme për ata që i mbajnë. Në disa shtete evropiane, kësisoj mbrojtës mbajnë edhe fëmijët gjatë mbajtjes së orës së edukatës fizike, me qëllim që të mbrohen nga lëndimet e mundshme në këto orë.

ENDODONTIMI

  • Kurimi endodontik i kanaleve të dhëmbëve njërrënjëshe dhe shumërrënjëshe
  • Revizion i kanaleve të vjetra të mbushura

PARODONTOLOGJIA

Parodontopatia( e njohur si parodontozë) është sëmundje që i sulmon të gjitha shtresat mbrojtëse të dhëmbit(gingiva, çimentoja, fijet periodontale dhe ashti alveolar) duke arritur deri te rënia e tyre. Karakterizohet me këto shenja dhe simptome:

  • gjakderdhja dhe ndezja e gingivës;
  • prezenca e gurit të dhëmbëve;
  • aromë e pakëndshme e gojës;
  • prezenca e xhepit parodontal;
  • tërheqja e gingivës;
  • lakuriqësia e qafës së dhëmbit, dhe në raste ekstreme rënia e dhëmbit.

Shkaku kryesor për paraqitjen e parodontopatisë është shtresa e butë dhe e verdhë e dhëmbëve në të cilën shumohen bakteriet nga zbrazëtia e gojës me mbetjet nga ushqimi. Kjo shtresë së pari formohet rreth qafës së dhëmbit dhe në fisurat e dhëmbit dhe nëse nuk pastrohet me kohë do ta mbulon tërë sipërfaqen e dhëmbit dhe do të shëndrrohet në gurë të dhëmbit. Guri i dhëmbit më vështirë largohet sesa shtresa e verdhë, kurse për largimin e tij duhet vizituar stomatologun.

Që mos të arrihet deri te ndryshimet e lartëpërmendura, përveç ushqimit të rregullt është e nevojshme edhe vizita stomatologut( së paku 2 herë në vit) ku do të largohen shtresat e forta të dhëmbëve me ultrazë dhe largim me makinë të shtresave të buta me brushë speciale dhe pastë.

PROTETIKA

  1. Kontroll dhe plan i terapisë
  2. përpunimi i protezave parciale dhe totale
  3. proteza e skeletuar parciale(vizil proteza)
  4. metalkeramika
  5. Mbivënie e shtresuar
  6. reparatura e protezës së thyer
  7. keramika bizmetale
  8. përpunimi laminateve

Keramika bizmetale është tip i ri i përpunimit të koronave dhe urave që te ne filloi të përdoret para disa vjetëve. Në botë kjo mënyrë e përpunimit gjatë kohë përdoret. Gjatë përgaditjes së dhëmbëve me keramikë të tillë mirret shumë pak nga substance e gjallë e dhëmbit dhe arrihet një estetikë më e mirë, që njëherit është edhe përparësia nga metal keramika.